Vrasja tragjike e Ilaz Brahimit, që ndodhi mbrëmjen e kaluar, ka tronditur familjarët dhe miqtë e tij. Mes shumë mesazhesh ngushëllimi, hoxhë Hasim Berisha ka ndarë një kujtim prekës nga biseda e tyre e fundit.
Hoxhë Berisha ka treguar se Brahimi ishte nisur drejt vendlindjes me një qëllim: të festonte festën e Bajramit pranë nënës së tij.
Postimi i tij i plotë:
Me pikëllim morem lajmin për vdekjen e Xhematliut, vellaut tonë Ilaz Brahimi.
Vdekja e tij na tronditi, Brahimi La ka qene një besimtar i devotshem dhe një djal shumë i mirë.
Ditën para se te nisej per në Kosovë me tha: Hoxhë cdo Bajram shkoj ne Kosovë vetem për hir të Nënës.
Natën e Kadrit e kalum se bashku deri në mëngjes, pastaj iku për t’u mos u takuar me ne këtë Dynja.
Zoti të meshirofte Ilaz, Allahu na bashkoft ne Xhennetet e Tij.😔


