Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 27 vite nga rënia e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Asllan Fazliu, i cili ra më 23 mars 1999 gjatë luftimeve me forcat serbe në malet e Qyqavicës, raporton GazetaBlic.
Kurti theksoi se Asllan Fazliu, i njohur si “luan” i lirisë, përfaqëson heroizmin e gjithë gjeneratës së luftëtarëve të UÇK-së dhe la një trashëgimi të paharrueshme për vendin.


