Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka folur sot para duelit jetik me Sllovakinë në kuadër të “Play Offit” të Botërori 2026.
Kosova luan në Bratislavë të enjten ndaj Sllovakisë, me synimin për fitore. Në rast të triumfit, Kosova luan “finalen” për kualifikim në Botëror me Turqinë ose Rumaninë në shtëpi, shkruan GazetaBlic Sport.
Foda tha se janë të motivuar dhe se duan fitoren në Bratislavë.
“Jo nuk kemi ndonjë shqetësim për duelin me Sllovakinë, jemi të vetëdijshëm që s’do jetë ndeshje e lehtë, e dimë qe Sllovakia ka ekip të fuqishme, luajnë mirë në kundërsulme, por ne kemi besim në përfaqesuesen tonë. Do bëjmë gjithçka që është e mundur të fitojmë ndaj Sllovakisë. Kemi treguar qe edhe si mysafir mund të luajmë mirë dhe të fitojmë ndeshje, tani kemi tre dite stervitjë intensive dhe sigurisht që duam të luajmë në finale në shtëpi”, tha fillimisht Foda në konferencën për shtyp.
“Mungesat janë të rëndësishme, sidomos kapiteni Rrahmani dhe Avdullahu, do na mungojnë, por kemi kalkulimet tona dhe do bëjmë zgjidhje. Kemi qenë në gjendje t’i zëvendësojmë edhe lojtarët shumë të rëndësishëm”, tha ndër tjerash Foda.
/GazetaBlic Sport


