Artan Behrami i PDK-së ka reaguar ndaj deklaratës së Ambasadorit gjerman, i cili kërkoi respektimin e vendimeve të Gjykatës Speciale në Hagë, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se gjatë gjithë procesit janë regjistruar shkelje të shumta, duke përfshirë publikim të aktakuzave të pakonfirmuara, shkelje të prezumimit të pafajësisë, vonesa në gjykim, kufizime të të drejtave procedurale dhe perceptim për njëanshmëri ndaj UÇK-së.
Behrami pyeti se si pritet që populli i Kosovës të pranojë një verdikt dënues pas gjithë këtyre padrejtësive.


