Antoine Griezmann ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit dhe do të vazhdojë karrierën e tij në Amerikë tek Orlando.
35-vjeçari, i cili është golashënuesi më i mirë i Los Colchoneros, do të shfrytëzojë pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare për të përcaktuar të ardhmen e tij, ndërsa përgatitet të largohet nga Riyadh Air Metropolitano.
Ish-lojtari i kombëtares franceze mori vendimin për të kaluar pjesën e mbetur të sezonit evropian me Atleticon, të cilët kanë aspirata për të fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit.
Megjithatë, Griezmann tani ka vendosur për të luajtur në MLS, pasi Marca ka raportuar se ai ka dhënë dritën jeshile për t’u bashkuar me Orlando City këtë verë. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara në ditët në vijim për të finalizuar kontratën e tij me klubin me qendër në Florida, pasi Atletico i ka dhënë lejen për ta bërë këtë.
/GazetaBlic Sport/


