Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes, ky dyshohet për një të vrarë dhe dy të plagosur në Majac të Podujevës

03/22/2026 21:36
nga:G B

Një person ka mbetur i vrarë dhe dyshohet se dy të tjerë janë plagosur në fshatin Majac të Podujevës.

Vdekjen e një personi e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

“E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, ka theksuar Gashi.

Në vendin e ngjarjes janë prokurorja e shtetit, ekipet e Forenzikës dhe Policia e Kosovës.