Lajme

Të plagosurit dhe e dyshuara për vrasjen në Majac nga familja Gashi, viktima e vrarë ende i paidentifikuar

03/22/2026 20:47
nga:G B

Zhvillime të reja kanë dalë nga rasti i rëndë në Majac, ku dy persona kanë mbetur të plagosur dhe një tjetër ka humbur jetën.

Sipas informacioneve, e dyshuara dhe dy të plagosurit i përkasin familjes Gashi, ndërsa viktima që ka ndërruar jetë ende nuk është identifikuar, raporton Sinjali.

Autoritetet janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës, pasi i njëjti nuk ka pasur dokumente me vete.

Gjendja e të plagosurve dhe motivet e këtij rasti të rëndë mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

 

Policia ndërhyn në shtëpinë ku fshihej e dyshuara, gjen dy persona të plagosur me shenja jete

Vrasja në Majac dyshohet se u krye nga një grua, e dyshuara e barrikaduar në shtëpi kërcënon me vetëvrasje