Lajme

Ngjarje e rëndë në Majac të Podujevës, raportohet për një viktimë

03/22/2026 20:12
nga:G B

Një person është vrarë mbrëmjen e së dieles në Majac të Podujevës.

Kështu konfirmoi për “Betimi për Drejtësi“, Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, tha Gashi.

“Betimi për Drejtësi” është në pritje të detajeve shtesë nga Policia e Kosovës.