Lajme

Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, protesta e opozitës zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës

03/22/2026 19:37
nga:G B

Gjatë protestës së sotme, protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë, molotov dhe flakadanë edhe pranë Bashkisë së Tiranës, ku fare pranë ndodhen edhe disa institucione kyçe si Ministria e Punëve të Brendshme, ajo e Infrastrukturës dhe e Energjisë.

Prania e forcave policore në këtë zonë është më e kufizuar, pasi efektivët janë përqendruar kryesisht pranë Kryeministrisë dhe selisë së Partisë Demokratike.