Sporti

Prishtina triumfon në derbin ndaj Ballkanit, Ferizaj merr fitore masive ndaj Drenicës

03/21/2026 14:54
nga:Mergim Rreci

Në një përballje të fortë dhe të luftuar deri në fund, Prishtina ka arritur të mposhtë Ballkanin me rezultat minimal 1-0, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme në derbin e javës.

Ndeshja nuk u karakterizua nga intensitet i lartë i lojës, por vendimtar rezultoi një gol i vetëm nga Rin Ahmeti, i cili i  dha tri pikët skuadrës nga kryeqyteti.

Ndërkohë, në një tjetër përballje me peshë të madhe, Ferizaj ka triumfuar ndaj Drenica me rezultat 1-0, në kuadër të garës për mbijetesë.

Kjo fitore është jetike për Ferizajn, i cili me këto tri pikë merr frymë më lirshëm në luftën për të qëndruar në ligë. Ndeshja ishte e barabartë në pjesën më të madhe, por vendosmëria e vendasve bëri diferencën në momentet kyçe.

/GazetaBlic Sport/