AC Milan do të zbresë në fushë pa Rafael Leao, i cili është detyruar të mungojë në ndeshjen e radhës në Serie A ndaj Torino FC.
Sulmuesi portugez nuk ka stërvitur me ekipin për shkak të rikthimit të dhimbjeve në aduktorin e djathtë, duke e bërë të pamundur aktivizimin e tij në këtë sfidë.
Sipas raportimeve, lojtari do t’i nënshtrohet testeve shtesë për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikthimit në fushë.
/GazetaBlic Sport/


