Sporti

Dy ndeshje shumë interesante në Superligën e Kosovës

03/21/2026 08:17
nga:Mergim Rreci

Dy ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohen në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ferizaj synon të shfrytëzojë faktorin vendas për të marrë pikë të rëndësishme ndaj Drenicës, në një duel që pritet të jetë i luftuar deri në fund.

Të dy skuadrat janë në kërkim të pikëve të plota, në garën e madhe të mbijetesës, me Drenicën që poashtu është në formë të mirë.

Në anën tjetër, kryendeshja e xhiros zhvillohet në Hajvali, ku Prishtina përballet me Ballkanin. Bëhet fjalë për një përballje direkte mes skuadrave që synojnë kreun e tabelës, me Ballkanin që vazhdon të tregojë formë të mirë, ndërsa Prishtina kërkon rikthimin te fitoret për të mos humbur hapin në garë tashmë me trajnerin e ri, Alban Dragusha.

/GazetaBlic Sport/