Lajme

Takimi Haxhiu-Osmani, pse nuk u bë publik?

03/19/2026 23:29
nga:Genita C

Pse nuk është bërë publik një takim i tillë, nëse ka ndodhur, mbetet pyetja kryesore rreth zhvillimit të raportuar ndërmjet Albulena Haxhiut dhe Vjosa Osmanit.

Burime të GazetaBlic bëjnë të ditur se Haxhiu dhe Osmani janë takuar.

Këto burime, që nuk janë konfirmuar nga asnjëra palë, as nga Lëvizja Vetëvendosje dhe as nga Presidenca, thonë se gjatë këtij komunikimi është përcjellë një mesazh nga Albin Kurti, përmes Haxhiut, ku është kërkuar forcimi i bashkëpunimit institucional dhe shmangia e përplasjeve politike mes palëve.

EKSKLUZIVE: Albin Kurti i çon ‘selam’ Vjosa Osmanit përmes Albulena Haxhiut: Hajde bashkëpunojmë pa përplasje politike