Forcat Ajrore Izraelite njoftuan se kanë hedhur mbi 12,000 bomba mbi Iranin që nga fillimi i luftës, në më shumë se 8,500 sulme të ndara ndaj objektivave.
Nga 12,000 raketa, 3,600 u përdorën në sulmet ndaj Teheranit, sipas IDF.
Zyrtarët ushtarakë thonë se Forcat Ajrore Izraelite po kryejnë operacione të vazhdueshme mbi Iranin për të parandaluar lëshimin e raketave balistike kundër Izraelit, duke përdorur teknika të reja që lejojnë operacione më të gjata pa pasur nevojë për furnizim me karburant.
Nga ana tjetër Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se kishte goditur me raketa rafineritë e Haifës dhe Ashdodit në Izrael.
Më parë, pala izraelite raportoi se fragmente raketash goditën rafinerinë e naftës Bazan në Haifa, ndërsa pati edhe raportime për një ndërprerje të energjisë elektrike në zonë.


