Drejtori i Interit, Piero Ausilio, thuhet se ka udhëtuar për në Londër, ku ka planifikuar një takim me portierin e Tottenhamit, Guglielmo Vicario.
Nuk është sekret që portieri italian Vicario është objektivi kryesor i Interit për sezonin e ardhshëm.
Sipas Calciomercato.com, drejtori i Nerazzurrëve, Piero Ausilio, ka udhëtuar për në Londër për të zhvilluar bisedime me yllin e Tottenhamit.
Spurs po luftojnë për mbijetesën në Premier League dhe Vicario mezi pret të kthehet në Serie A sezonin e ardhshëm.
Calciomercato.com konfirmon se lojtari ndërkombëtar italian tashmë i ka dhënë dritën jeshile një transferimi te Interi.
/GazetaBlic Sport


