Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, vazhdon të shkruajë histori në Ligën e Kampionëve.
Ai arriti në kuotën e 10 golave në këtë kompeticion në moshën 18 vjeç e 248 ditë, duke dhe njëkohësisht tejkaluar rekordin e mëparshëm të Kylian Mbappe, i cili kishte arritur këtë shifër në një moshë më të madhe, transmeton GazetaBlic Sport.
Me këtë arritje, Yamal bëhet lojtari më i ri në histori që shënon 10 gola në Champions League. Goli i tij erdhi në një ndeshje ku Barcelona dominoi dhe siguroi kualifikimin për në fazën çerekfinale. Paraqitjet e tij të vazhdueshme të mira po e konfirmojnë si një nga talentët më premtuese të futbollit botëror.
/GazetaBlic Sport/


