Lajme

Sot në Llaushën e Bajraktarit ka festë, po festohet ditëlindja e njërit prej vëllezërve Geci!

03/19/2026 12:43
nga:G B

Më 11 mars lind mashkull në familjen e Bajraktarit të Llaushës të cilin e pagëzuan me emrin Fadil.

Familje kjo e cila kishte rol të madh në ngjarjet dhe vështirësit që po kalonte vendi ynë aso kohe, lufta e parë dhe e dytë me Serbinë dhe kundërshtarë të fuqishëm të ideologjisë sllave komuniste. Pasojat ishin të mëdha nga regjimi sllav komunist ku të gjithë meshkujt e familjes u ekzekutuan dhe i vetmi që mbeti ishte Ademi 8 vjeç. Pa asnjë të drejtë; shkollimi, punësimi dhe i përjashtuar nga i gjithë sistemi ai u përpoq ta mbaj në këmbë familjen e tij me 7 djemtë e tij që do të ishin trashëgimtar të frymës së babës gjyshit e stërgjyshit. Një ndër ta që përmbushi amanetin e lënë gjysmë ishte Fadili i cili edhe vdekjen e pranonte por asnjëherë të gjunjëzohet para atyre që paraardhësit i kishin luftuar gjer në vdekje.

Ai qysh i ri kishte filluar të ndiqte rrugën për çlirim të vendit dhe për Kosovën demokratike. Në vitet e 90- ta u rreshtua krah Lidhjes Demokratike të Kosovës me President Rugovën dhe prijës i proceseve të viteve të 90-ta në Drenicë ku u ndihmu nga shumë shokë mund të themi nga njerëzit elitë të Drenicës. Ishte Kryetar i Komisionit për Referendumin për Pavarësinë e Kosovës në vitin 1991. Bashkë me vëllezër punonin për paqe por të gatshëm edhe për luftë. Në luftë ishin të parët që u angazhuan për çlirimin e vendit krah familjes Jashari. Sulmi i parë kundër forcave serbe në mënyrë të organiziuar u bë më 7 korrik viti 1992 nga vëllau i Fadilit, Gani Geci.

Vëllezërit Geci u rreshtuan aty ku ishte rreshtuar i gjithë populli: Për mbrojtjen e Institucioneve, Presidentit e Ministrit Të Mbrojtjes deri në fund të fund të luftës.
Pas luftës ishte themelues i Institucioneve të Para në Skënderaj dhe Deputet i Parë në LDK nga Skënderaj për dy mandate.

Presidenti Rugova e kishte njeri të përzemërt dhe e kishte caktuar edhe në listë për deputet me numër të cilin nuk i lejohej askujt ta ndryshonte. Edhe Fadili kishte respekt të jashtzakonshëm ndaj tij dhe në çdo moment këshillohej me të për të mos bërë gabime. Ndihmesë të madhe kishte edhe nga akademikë të shumtë si Fehmi Agani, Mark Krasniqi, Gazmend Zajmi e shumë të tjerë me të cilët punoi, vështirësitë ishin të shumta por gabime të cilat lënë gjurmë në histori nuk bëri asnjë, e kjo falë punës së pastër dhe të koordinuar nga intelektualët e shumtë.