Anësori brazilian Raphinha ishte një nga heronjtë e Barcelonës në fitoren 7-2 ndaj Newcastle, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asist.
“Kemi pasur netë të mrekullueshme edhe më parë, por me këtë turmë tifozësh ishte diçka vërtet e veçantë. Kur tifozët na mbështesin kështu, është shumë e vështirë për çdo ekip të vijë dhe të na mposhtë në shtëpi”, tha futbollisti i emocionuar.
Ndeshja nuk kaloi pa tension, veçanërisht në pjesën e parë, kur skuadra angleze u përpoq të impononte stilin e saj të lojës. Raphinha pranoi se kundërshtari krijoi vështirësi serioze për katalanasit.
“Ne ruajtëm qetësinë dhe e dinim se duhej ta kontrollonim ndeshjen. Humbëm shumë topa në pjesën e parë, por goli i katërt erdhi shpejt dhe na ndihmoi të qetësoheshim dhe të stabilizoheshim. Nga aty vazhduam deri në fund për këtë rezultat të madh dhe mbresëlënës”, përfundoi Raphinha.
/GazetaBlic Sport/


