Sporti

Portieri danez me përvojë përballet me fundin e karrierës, duhet t’i nënshtrohet dy operimeve në moshën 39 vjeçare

03/18/2026 16:41
nga:L J

Portieri danez, Kasper Schmeichel e ka vënë në rrezik karrierën e tij në futboll pas një dëmtimi të rëndë në shpatull.

Portieri i klubit skocez, Celtic Glasgow ka vuajtur nga dhimbje në shpatullën e majtë që nga viti i kaluar.

Në një intervistë me CBS Sports Golazo Network, portieri tha se do t’i duhen dy operacione për të “riparuar” shpatullën e tij.

Ai shprehu gjithashtu tronditje për fundin e mundshëm të karrierës së tij: “Nuk mund ta imagjinoj të mos luaj më futboll, pasi kam qenë futbollist që nga lindja. Ideja është shumë e dhimbshme dhe e vështirë për mua ta përballoj.”

Operacioni i parë është planifikuar për të premten, më 20 mars, dhe pavarësisht një rikuperimi të gjatë, Kasper mbetet i vendosur të luftojë për t’u rikthyer në fushë.

“Qëllimi im është të provoj gjithçka për t’u rikthyer. Do të ishte një nga fitoret e mia më të mëdha nëse do të mund të rikthehesha pas një dëmtimi të tillë”, shtoi Schmeichel.

/GazetaBlic Sport