Sporti

Zyrtare: Alban Dragusha është trajner i ri i Prishtinës

03/18/2026 12:05
nga:Mergim Rreci

Prishtina e ka zyrtarizuar Alban Dragushën si trajner të ri.

‘GazetaBlic Sport‘ kishte raportuar ekskluzivisht mbrëmë për shkarkimin e Afrim Tovërlani, gjë e cila u konfirmua më pas nga klubi.

Dragusha vjen tek Prishtina pas një aventure të sukesshme tek Ramiz Sadiku, skuadër të cilën e ka drejtuar nga viti 2023.

Klubi i ka uruar mirëseardhje, duke i dëshiruar suksese të përbashkëta.

/GazetaBlic Sport/