Federata e Futbollit e Senegalit ka vendosur të ankimojë në CAS vendimin e Konfederatës së Futbollit Afrikan, pasi kësaj të fundit i hoqi titullin e fituar në Kupën e Afrikës 2025.
Vendimi i CAF erdhi pas incidenteve në finalen kundër Marokos, ku lojtarët e Senegalit u larguan për disa minuta nga fusha në shenjë proteste ndaj një vendimi të gjqytarit.
Sipas rregullave të organizatës, largimi nga fusha mund të konsiderohet si shkelje serioze dhe të çojë në humbje të ndeshjes në tavolinë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas shqyrtimit të rastit, CAF vendosi ta regjistrojë ndeshjen si humbje për Senegalin dhe t’ia japë trofeun Marokut. Ky vendim ka shkaktuar reagime të forta në Senegali, ku federata dhe zyrtarët e futbollit e cilësuan vendimin të padrejtë.
Si pasojë, federata senegaleze ka njoftuar se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, duke kërkuar rishikimin e vendimit dhe rikthimin e titullit.
Çështja pritet të shqyrtohet në muajt në vijim, ndërsa vendimi përfundimtar i CAS mund të ndikojë drejtpërdrejt në fatin e titullit të Africa Cup of Nations 2025.
/GazetaBlic SPort/


