Lajme

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në rrugën Podujevë-Prishtinë

03/18/2026 09:09
nga:G B

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Podujevë-Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për Gazeta Blic, teksa ka thënë se si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur të përballojë plagët, dhe i njëjti ka vdekur.

“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritur të përballojë plagët, dhe i njëjti ka vdekur.

Vdekja e viktimës (mashkull)  është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Gazeta Blic.