Lajme

Aksident i rëndë në Vranidoll, dyshohet se ka vdekur një person

03/18/2026 08:25
nga:Sh R

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një motoçiklist është përplasur me disa mermerë buzë rrugës.

Aksidenti tragjik ndodhi në Vranidoll, ku dyshohet se ka vdekur një person.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, derisa GazetaBlic, është në pritje të përgjigjes zyrtare organet e rendit.