Sporti

Liga e Kampionëve: Spektakël sonte në ‘Camp Nou’ dhe ‘Anfield’

03/18/2026 08:04
nga:Mergim Rreci

Mbrëmja e sotme sjell spektakël të madh në UEFA Champions League, ku zhvillohen ndeshjet kthyese të fazës së 1/8 së finales – përballje që do të vendosin skuadrat çerekfinaliste.

Në qendër të vëmendjes është dueli Barcelona dhe Newcastle United, që vjen pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, duke e lënë gjithçka të hapur për kualifikim, transmeton GazetaBlic Sport.

Bayern Munich duket me një këmbë në fazën tjetër pas fitores së thellë 6-1 ndaj Atalantas, ndërsa Liverpool do të tentojë përmbysjen në “Anfield” ndaj Galatasaray pas humbjes 0-1 në ndeshjen e parë.

Ndërkohë, përballja mes Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid premton dramë të madhe, me spanjollët që kanë avantazh të thellë pas fitores 5-2 në takimin e parë.

Katër sfida vendimtare që pritet të dhurojnë emocione të forta dhe të përcaktojnë tetë më të mirat e Evropës.

/GazetaBlic Sport/