Lajme

Tragjedia në Vjenë: Familjarët të tronditur, nisen për Austri

03/17/2026 23:53
nga:Genita C

Familjarët e Pajtim Bajramit nga Klinë e Poshtme, i cili humbi jetën në vendin e punës në Vjenë të Austrisë, janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Vëllai i tij, i cili gjithashtu punonte aty, sipas informacioneve është mirë dhe punon në këtë vend prej rreth 15 vjetësh.

Aktualisht nuk ka informacion për datën e kthimit të trupit të Pajtim Bajramit në Kosovë./KlanKosova/