Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, nuk duket se është i shqetësuar për dëmtimin e pësuar nga Thibaut Courtois në fitoren 2-1 ndaj Man Cityt.
Pas ndeshjes, ai foli për problemin e belgut dhe deklaroi: “Courtois pati disa shqetësime të vogla dhe ne e kemi zëvendësuar atë si masë paraprake. Mendoj se ai do të jetë i disponueshëm për të dielën kundër Atletico Madrid. Courtois më i miri në botë? Mendoj se në histori.”
Courtois thuhet se pësoi një dëmtim në muskulin e djathtë dhe luajti me dhimbje për të gjithë pjesën e parë.
Sipas fjalëve të Arbeloas, dëmtimi i portierit belg nuk duket serioz.
/GazetaBlic Sport


