Sporti

Triumf Sinani merr drejtimin e Ramiz Sadikut, nëse Dragusha kalon tek Prishtina

03/17/2026 21:49
nga:L J

Skuadra e Ramiz Sadikut nuk do të mbetet gjatë pa trajner edhe nëse Alban Dragusha kalon tek FC Prishtina.

Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, Triumf Sinani pritet të marrë drejtimin e Ramiz Sadikut.

Sinani ishte ndihmës i Alban Dragushës, poashtu trajner kryesor i ekipit U19.

Triumf Sinani ka vite tek skuadra e Ramiz Sadikut, teksa më herët ishte edhe lojtar i këtij ekipi.

/GazetaBlic Sport