Lajme

Tragjike: Raportohet se katër kosovarë kanë humbur jetën në vendin e punës në Austri

03/17/2026 21:16
nga:Y I

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë.

Sipas raportimeve të mediave austriake, katër persona kanë humbur jetën tragjikisht, si pasojë e një incidenti në vendin e punës.

Të njëjtit, sipas familjarëve ishin kosovarë.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Rasti i rëndë dyshohet se ndodhi gjatë punimeve të betonit, ku thuhet se janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër.

Ky është mërgimtari nga Kosova që ndërroi jetë sot në Austri