Lajme

Vetëvendosje nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme që do do të mbahen brenda këtij viti

03/17/2026 17:29
nga:Genita C

Në një mbledhje të mbajtur mbrëmë në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje diskutoi situatën politike dhe çështje organizative me drejtuesit e qendrave në Kosovë dhe mërgatë, raporton GazetaBlic.

Viti 2026 shënon zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes, ku do të rifreskohen pozicionet drejtuese dhesipas tyre,  do të rritet përfshirja e mbështetësve, duke konsoliduar strukturat e saj në të gjitha nivelet.

Postimi i plotë:

Mbrëmë në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë u mbajt mbledhja me drejtuesit e qendrave në Kosovë dhe mërgatë, nën prezencën e Kryeministrit të Republikës, njëherazi Kryetarit të LV, Albin Kurti, Sekretarit Organizativ, Alim Rama, Kryetares së Kuvendit njëhereazi Kryetares së GVV, Albulena Haxhiu, si dhe Koordinatorit për Qendra, deputetit Salih Zyba.

Në takimin me drejtuesit e Qendrave dhe drejtueset e GVV-ve në Qendra, u diskutua për situatën politike në vend dhe me theks të veçantë edhe për çështje organizative që ndërlidhen me përditshmërinë e punës së strukturave tona organizative.

Viti 2026 është edhe vit zgjedhor brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE! me ç’rast aktualisht jemi në fazën përgatitore, ku gjithandej lagjeve e fshatrave të vendit tonë, aktivistët që drejtojnë strukturat tona organizative, do të organizojnë procesin e brendshëm zgjedhor, duke freskuar e plotësuar pozicionet drejtuese e duke pasur përfshirje akoma më të madhe të mbështetësëve tanë, duke i shërbyer kështu konsolidimit të strukturave tona në të tria nivelet drejtuese.

Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Kosovë e Mërgatë dhe në përgjithësi strukturat tona organizative që nga lagjet e fshatrat, janë të gatshme për angazhim e punë krahas aktualitetit politik e organizativ, sikurse përherë.