Lajme

Deputetja e LDK-së: Po importohet mbi 397 MW energji për të zëvendësuar blloqet B1 dhe A5

03/17/2026 16:55
nga:Genita C

Janina Ymeri, ka reaguar ndaj situatës së fundit në sektorin energjetik, duke theksuar rritjen e madhe të importit të energjisë elektrike, raporton GazetaBlic.

Sipas saj, rreth 397.73 MW janë importuar në orët e pasdites për të zëvendësuar mungesat nga blloqet B1 dhe A5.

Ymeri ka bërë të ditur se kostoja e importit, sipas çmimeve në bursat ALPEX dhe HUPX, arrin nga 55 mijë deri në 70 mijë euro në orë.

Ajo e ka cilësuar situatën si pasojë të dështimeve në menaxhimin e energjisë, duke kritikuar qeverinë dhe duke e quajtur gjendjen aktuale “llotari” për tregtinë e energjisë.