Lajme

SPERTK i çon letër Kurtit e Muratit për përfshirjen e pagës së 13 për punonjësit e RTK‑së

03/17/2026 16:46
nga:Genita C

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka kërkuar trajtim të barabartë për punonjësit e RTK-së në lidhje me pagën e 13, e paraparë për sektorin publik në Buxhetin e Kosovës për vitin 2026, raporton GazetaBlic.

Sipas sindikatës, përjashtimi i RTK-së nga ky mekanizëm i vendos punonjësit e saj në pozitë të pabarabartë, pavarësisht se institucioni financohet nga buxheti i shtetit dhe ofron shërbim publik.

SPERTK kërkon përfshirjen e RTK-së në skemë, miratimin e një akti ligjor përkatës dhe një përgjigje zyrtare nga institucionet përgjegjëse brenda një afati të arsyeshëm.

Në të kundërtën, sindikata paralajmëron se do të ndërmarrë masa ligjore sindikale për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve.