Lajme

Aksident me fatalitet në Tiranë, cisterna e ujit përplas gruan me motor

03/17/2026 12:44
nga:Sh R

Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur sot në Tiranë.

Një cisternë e ujit, dyshohet ta ketë goditur për vdekje një grua e cila ishte me motor elektrik.

Nuk bëhet i ditur shkaku që çoi deri te aksidenti, as identiteti i viktimës dhe shoferit të kamionit (cisternes me ujë).

Aksidenti ka ndodhur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.

Rastin po e heton policia dhe punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.