Lajme

Muharremi ironizon Kurtin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike: A vetëm 20% kësaj radhe?

03/17/2026 11:54
nga:Sh R

Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas paralamërimit për rritjen e energjisë elektrike, duke kritikuar ashpër qeverisjen Kurti dhe mbështetësit e saj, raporton GazetaBlic.

Muharremi kritikon edhe një pjesë të elektoratit, ku thotë se disa e meritojnë 51% me ua rritë çmimin kësaj radhe.

Ai thekson se jeta është bërë e papërballueshme gjatë mandatit të kaluar dhe ende ka qytetarë që votojnë për varfëri e rritje të çmimeve.

“Disa, jo krejt, e meritojnë 51% me jau rritë rrymën kësaj radhe. Kamçikun mos jau ndal… derisa mësohen si duhet me votu.Jau ke rritë tri herë çmimin e rrymës, e jeta u ba e papërballueshme gjatë mandatit të kaluar, edhe disa këta ende votojnë për varfëri e rritje të çmimeve e Kosovë pa energji e pa ekonomi funksionale.Mos jau ndal as teposhtë… derisa mësohen me mendu e me dashtë veten e tyre, familjen e vendin, e me votu si duhet.. me tru, jo me zorrë të trashë”, përfundoi ai.