Ylli francez, Ousmane Dembele, komentoi të ardhmen e tij te Paris Saint-Germain përpara ndeshjes ndaj Chelseat.
“Nuk ka asnjë arsye për të mos nënshkruar përsëri, por nuk jam unë ai që merr vendimet. Negociatat për kontratën time janë vetëm mes klubit dhe agjentit tim”, deklaroi Dembele, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk kam qenë i përfshirë në këtë proces që nga fillimi i karrierës sime”, shtoi futbollisti francez.
Në të njëjtën kohë, Luis Enrique e vlerësoi fituesin e Topit të Artë: “Si trajner, është një kënaqësi e vërtetë të kesh një lojtar si ai në skuadër. Ai ka arritur të ndryshojë mentalitetin e tij dhe kjo nuk është e garantuar.”
/GazetaBlic Sport/


