Tre vjet pasi vari këpucët në gozhdë, David Silva ende ndjek futbollin evropian.
Ish-lojtari i kombëtares spanjolle ka diçka për të thënë në lidhje me përballjen e ardhshme interesante mes Manchester Cityt dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve, transmeton GazetaBlic Sport.
“Mbretërit” fituan ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” me rezultatin bindës 3:0 dhe shkojnë në “Etihad” me një epërsi serioze që i bën qytetarët të kenë nevojë për një mrekulli të vërtetë.
Lidhur me detyrën e vështirë që e pret kampionin anglez pas humbjes 0:3 në ndeshjen e parë, Silva është i bindur se shpresa është ende gjallë, por kërkon një performancë perfekte nga vendasit.
“Të gjithë e dinë se kur bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve, Real Madridi transformohet. Edhe kur nuk kanë një sezon të fortë në ligë, janë të aftë të fitojnë. Ata shpesh luajnë me një linjë mbrojtëse të thellë dhe kërkojnë kundërsulme me lojtarët e tyre të shpejtë, dhe kjo mund ta bëjë jashtëzakonisht të vështirë për Cityn”, tha spanjolli.
Silva theksoi se ende nuk është vendosur asgjë dhe tregoi momentin kyç për ndeshjen e dytë: “Nëse City bën presion që nga fillimi dhe shënon një gol të hershëm, ata do të rikthehen menjëherë në lojë. Por nëse Madridi mund të kalojë 25 minuta pa pësuar gol, ndeshja do të marrë një pamje krejtësisht të ndryshme.”
/GazetaBlic Sport/


