Ambasadori, Jonathan Hargreaves, thotë se Mbretëria e Bashkuar ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimi Evropian për zbatimin e Ligjit për të Huajt, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se marrëveshja respekton kornizën ligjore të Kosovës dhe ofron zgjidhje praktike që të gjitha komunitetet të mund të jetojnë, punojnë dhe studiojnë ligjërisht në vend pa ndërprerje të shërbimeve.
Hargreaves po ashtu përshëndeti përkushtimin e kryeministrit Albin Kurti për zbatimin e ligjit dhe për hapat e ardhshëm që prekin komunitetin serb, në koordinim me BE-në dhe vetë komunitetin.
Postimi i plotë:


