Lajme

Miratohet dorëheqja e prokurorit Jeton Koca, kritikohet nga anëtarja Bajrami-Kastrati

03/16/2026 11:05
nga:G B

Në takimin e 289-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të hënën, është miratuar dorëheqja nga pozita e prokurorit për Jeton Kocën- prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Paraprakisht, Koca kishte njoftuar KPK-në për dorëheqje nga pozita e prokurorit, për arsye personale, pa dhënë detaje shtesë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë, foli anëtarja Elza Bajrami-Kastrati, e cila tha se pozita e prokurorit nuk është punë por është detyrë që kërkon përgjegjësi dhe përkushtim të madh.

Gjithashtu, Bajrami-Kastrati shtoi se dorëheqja pa sqaruar arsyet e saj, nuk është në rregull.

“Dorëheqja në këtë formë nuk është në rregull,… nuk dihen arsyet e dorëheqjes”, tha Bajrami-Kastrati.

Në anën tjetër, anëtari Milot Krasniqi tha se e ka njohur personalisht prokurorin Koca dhe se e falënderon për punën që ka bërë si prokuror.

Më pas, Këshilli miratoi edhe dorëheqjen e Bajrami-Kastratit nga pozita e zëvendës-kryeprokurores, ndërkaq vazhdoio takimin me dyer të mbyllura për të trajtuar një kërkesë për inicim të procedurës disiplinore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.