Shkruan: Shenoll Muharremi
Mirë që qeveria na është mbledhur për dy ditë, në vikend, e po punojnë shumë… avavav. Po na dhimbsen pak, se ne po pushojmë e ata po sakrifikojnë për popullin.
Po të ndalemi pak dhe të shohim çka po ndodh realisht.
Sipas tyre, tani po i zhvillijnë e integrojnë premtimet zgjedhore në programin qeveritar. Paramendoni çka do të thotë kjo:
1. Buxheti i vitit 2026 tashmë është aprovuar pa u bazuar në ndonjë program qeveritar dhe pa objektiva afatgjata.2. LV
V ka hyrë në zgjedhje pa një program qeveritar. Pra nuk ka pasur fare, dhe populli “i zgjuar” e ka votuar me 51% edhe pa program..
3. Kjo qeveri, me nxitim dhe pa program, pa i ditur ende objektivat e saj, ka krijuar një qeveri megallomane me rreth 20 ministri.. sikur të ishim 50 milionë banorë e jo një milion e gjysmë.
4. Kjo nënkupton që Kurti dhe LVV ende nuk e dinë si dhe kur bëhet një program qeveritar. Nuk e dinë as cilët janë hapat logjikë për ta bërë një plan që lidhet me buxhetin dhe që mund të zbatohet.
5. Në një proces normal do të duhej të ndodhte kështu:
a) Fillimisht përcaktohen objektivat dhe qëllimet me të cilat dilet në zgjedhje.
b) Pastaj ato përkthehen në program qeveritar.
c) Nga programi ndërtohet struktura e qeverisë që do t’i zbatojë ato objektiva.
d) Dhe vetëm në fund hartohet buxheti në bazë të programit dhe strukturës.
6. Çka ka ndodhur me këtë është krejt e kundërta:
a. Zgjedhje pa program.
b. Qeveri pa program.
c. Buxhet pa program qeveritar.
d. Dhe vetëm tani, pasi kemi buxhet e strukturë qeveritare, po bëhet programi.
….
Më mirë ndaluni pak dhe mësohuni si bëhen këto procese për me arritur efektin e duhur. Kjo do të ju kursente kohë për vete dhe resurset e kufizuara të Kosovës nuk do i lenit pa i shfrytëzuar si duhet.
Sepse kështu, me hapa të gabuar dhe me këtë stil paushall, rrezikoni që buxheti të mos prodhojë efekt dhe resurset e Kosovës të mos përdoren në mënyrë optimale. Prandaj, edhe njerëzit po ju pyesin për mandatin e kaluar, i shpenzuat ndoshta 15 miliardë po nuk mundeni një projekt të vetëm madhor me tregu!
Mish-mash qeverisje.