Lajme

Rrahen 4 persona mes vete në Prishtinë, njëri dyshohet se u ther me thikë

03/15/2026 09:56
nga:G B

Katër persona janë përfshirë në një rrahje mes vete mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, si pasojë e përleshjes njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar me thikë.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor dhe është hospitalizuar.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.