Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Lipjan, raporton GazetaBlic.
Rastin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndwrkohw qw me rastin po merret Njwsiti i Trafikut Rajonal.
“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Lipjan – Prishtinë Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti për GazetaBlic.


