Sporti

Carragher: Unai Emery është trajneri i duhur për të ‘ringjallur’ Manchester United

03/13/2026 22:17
nga:Mergim Rreci

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, beson se trajneri aktual i Aston Villas, Unai Emery, është kandidati i përsosur për të marrë drejtimin e Manchester United.

Aktualisht, trajneri i përkohshëm Michael Carrick ka arritur njëfarë përmirësimi në rezultatet e “Djajve të Kuq”, por ende nuk është e qartë nëse ai do të mbetet në krye të ekipit edhe sezonin e ardhshëm.

Sipas Carragher, Emery është njeriu që mund ta rikthejë Unitedin mes ekipeve kryesore në Evropë.

“Unai Emery është kandidati perfekt për të ringjallur Manchester United. Për mua, i vetmi trajner më i mirë se ai në Premier League është Pep Guardiola”, tha ish-lojtari i Liverpoolit.

/GazetaBlic Sport/