Gjyqtari i mirënjohur kosovar, Dardan Çaka, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në postim, ai thotë: “Kisha një ëndërr të pastër, por ata e shkatërruan atë”, duke shprehur pakënaqësinë për padrejtësitë që i ka ndjerë nga FFK-ja, pavarësisht përkushtimit dhe vlerësimeve nga UEFA dhe FIFA.
Çaka vendosi të largohet nga referimi në futbollin kosovar, sipas tij, për shkak të padrejtësive të vazhdueshme, në veçanti për mosdhënien e stemës së FIFA-s.
Ka pasur reagime të mëdha në opinionin publik për largimin e tij, me vendimin që e ka befasuar komunitetin e futbollit në vend, kjo për faktin se Çaka ka qenë në mesin e gjyqtarëve më të dalluar ndër vite në Kosovë.
/GazetaBlic Sport/


