Partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim në fillim të javës së ardhshme lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Kurti theksoi se zgjedhjet e reja nuk janë të nevojshme dhe tha se shpreson që të diskutohet bashkëpunimi politik.
E lidhur me këtë çështje ka reaguar analisti politik, Avni Arifi, ku në një prononcim për GazetaBlic, thotë se Kurti i ka ngatërruar datat, sepse siç thotë ai është dashur që para 3 marsit t’i takoj më shumë dhe të bëj zgjidhje.
Arifi tutje thekson se vet Kurti e ka dërguar rastin në kushtetuese dhe përderisa ka masë të përkohshme i humb kuptimi takimeve.
“I ka ngatërruar datat. Është dashtë që para 3 marsit t’i takoj më shumë dhe të bëj zgjidhje. Vet e ka dërgu rastin në kushtetuese dhe përderisa ka masë të përkohshme i humb kuptimi takimeve”, përfundoi Arifi për GazetaBlic.


