Lajme

Japin dorëheqjen katër anëtarë të Kryesisë së Guxo në Pejë, shkak mos-mbështetja e Osmanit për Presidente

03/13/2026 14:04
nga:Y I

Sot kanë njoftuar dorëheqjen nga strukturat katër anëtarë të Kryesisë së Partisë Guxo në Pejë.

Në një njoftim, anëtari i kësaj partie Ruzhdi Blakaj, bëri të ditur se vendimi për largim nga partia lidhet me, siç thonë, mungesën e përkrahjes ndaj Presidentes Vjosa Osmani nga ana e strukturave të kësaj partie në Pejë.

Në reagim thuhet se është shqetësues qëndrimi i zëvendëskryeministres dhe bashkëkryetares së Guxo-s, Donika Gërvalla, për të cilën pretendohet se ka lobuar kundër rizgjedhjes së Osmanit në postin e presidentes.

Sipas deklaratës së tyre, është e papranueshme që brenda të njëjtit subjekt politik të mos ketë mbështetje për një presidente që, sipas tyre, ka treguar integritet dhe angazhim të vazhdueshëm për shtetin, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme.

Reagimi i plotë: