Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur dje ka miratuar rekomandimin për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR).
Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se kjo parti obligohet që brenda afatit prej 45 ditësh të mbajë konventën e saj.
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” Ud.i Presidentit të AKR-së, Vesel Makolli.
Makolli tha se nuk arritën t’i kryejnë zgjedhjet e brendshme me kohë dhe se kishin kërkuan nga KQZ-ja leje për shtyerjen e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor partiak për 4 muaj.
Ai tha se kjo kërkesë nuk ishte miratu dhe se është dhënë afati 45 ditor për mbajtjen e kuvendit zgjedhor partiak.
“Ne i kishim në kontinuitet dy palë zgjedhje, ato lokale dhe nacionale, prandaj nuk arritëm me i krye zgjedhjet e brendshme dhe në ketë kontekst patëm kërkuar nga KQZ-ja që të na lejon shtyrjen e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor partiak për 4 muaj. Ne ndërkohe, kerkesa jonë nuk ishte miratu dhe është dhenë afati 45 ditor për mbajtjen e kuvendit zgjedhor partiak.Gjate kesaj kohe është berë pezullimi i AKR-së deri në mbajtje të kuvendit zgjedhor” deklaroi Makolli.
Makolli deklaroi se planifikojnë si parti që deri në mes të muajit prill të mbajnë Kuvendin zgjedhor.
“Pezullimi do të thotë që nese ishin mbajtur zgjedhjet ne nderkohe deri sa ta mbajmë Kuvendin, na nuk mundemi me konkurue si te vetem ne zgjedhje(me listen tone), ndersa ne liste me ndonji parti tjeter, siç kemi garue ne zgjedhjet e fundit mund te garojmë. Përndryshe partia funksionon dhe planifikojmë qe deri ne mes te Prillit ta mbajme kuvendin zgjedhor” tha Makolli në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


