Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës në emisionin “Click” në RTV21 tha se Kosova viteve të fundit është izoluar në arenën ndërkombëtare, pastaj rritja e çmimit të energjisë.
Sipas saj, qytetari i Kosovës ka nevoja tjera përtej zgjedhjes së presidentit. Ajo nuk mohoi nevojën për krijimin e një platforme të djathtë, por siç u shpreh është herët të deklarohet aty.
“Në rast se platformat, oferta jonë është përbashkuese me të tjerët, ne nuk kemi qenë kundërshtues ndaj bashkëpunimit tonë… jemi aty për t’u ulur edhe me kundërshtarët tonë”, u shpreh ajo.


