Showtime

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

03/12/2026 16:27
nga:G B

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e  masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.

Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dëmtim të pasurisë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, konfirmoi po ashtu se seanca dëgjimore pritet të zhvillohet nesër në orën 09:30.