Lajme

Gjendja në kampin Enver Zymberi, reagojnë nga Policia e Kosovës

03/12/2026 14:15
nga:Genita C

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve të portalit VOX Kosova për gjendjen e kampit Kampi Enver Zymeri, duke i cilësuar ato si manipulim dhe të pasakta, raporton GazetaBlic.

Sipas policisë, kampi i plotëson kushtet për zhvillimin e aktiviteteve policore dhe trajnimeve, ndërsa në vitet e fundit janë realizuar 12 projekte investuese për përmirësimin e infrastrukturës.

PK theksoi se fotografitë e publikuara paraqesin vetëm hapësira të vjetra dhe jashtë përdorimit, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe mediave të mos bien pre e dezinformatave dhe të mbështeten në burime zyrtare.

Reagimi i plotë: