Lajme

“Zgjedhjet mund të mbahen në qershor”

03/11/2026 21:18
nga:G B

Avokati Florim Shefqeti, i ftuar në emisionin “Gazeta”, ka deklaruar se zgjedhjet mund të mbahen në muajin qershor, nëse nuk arrihet marrëveshje politike për proceset institucionale.

Shefqeti theksoi se gjithçka varet nga vullneti i partive politike për të gjetur një zgjidhje rreth zgjedhjes së presidentit ose për të konstatuar pamundësinë e zgjedhjes së tij.

“Zgjedhjet do të mbahen, në variantin më të keq, në qershor, por kjo varet nga vullneti i partive politike nëse do të ketë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit apo dorëzim të pamundësisë së zgjedhjes,” u shpreh ai.

Sipas tij, procedura kushtetuese kërkon që të zhvillohen tre raunde votimi për zgjedhjen e presidentit dhe vetëm pas konsumimit të këtyre tentimeve mund të hapet rruga për zhvillime të tjera politike. Ai shtoi se pritet që gjykata të caktojë një afat 60-ditor dhe se partitë politike mund të kenë interes që ky afat të konsumohet plotësisht.

Në fund, Shefqeti theksoi se vera mund të jetë periudhë më e përshtatshme për zgjedhje për shkak të pjesëmarrjes së diasporës, duke përmendur edhe ndikimin e mundshëm politik të saj.