Lajme

Arestohen në Prizren disa persona për fajde, i pranishëm në aksion edhe kryeprokurori Kryeziu!

03/11/2026 14:23
nga:Y I

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kreziu ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit.

Njësiti Special ka arrestuar disa persona pas hetimeve parapraka nga Kryeziu lidhur me veprat penale fajde dhe detyrim.

Kryeziu ishte i pranishëm kur iu vunë prangat disa personave që dyshohet se janë të përfshirë në fajde.